Kryeqyteti mbetet sërish i kuq, Maguette ndez Partizanin me dy gola dhe feston para syve të tifozëve të Tiranës (video)

Maguette

Kartona, nerv e 90 minuta intensitet. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit përfundon me rezultatin 1-1, duke lënë të pakënaqur dy skuadrat për mënyrën sesi e interpretuan ndeshjen. Një pjesë e parë me raste dhe ritëm. Goli i parë do të shënohej nga Partizani në minutën e 15′. Maguette do të tentonte nga distanca, duke iu falur një devijmi me topin që përfundoi në rrjetë. Avantazhi bëri me krahë të kuqtë, por Tirana nuk u dorëzua në asnjë cenimetër të fushës.

Lushkja në minutën e 26′ tentoi portën por pa mundur të shënonte., ndërsa në minutën e 41′ bardheblutë do të barazonin shifrat. Jonuzi nga distanca gjuan, Qirko ndal gjuajtjen e mesfushorit por jo të Abazajt i cili vjen me shpejtësi dhe shtyn sferën në rrjetë.

PJESA E DYTË

Pjesa e dytë nisi me konflikt kur në minutën e 49′, Murataj kap për qafe Patrik dhe ky i fundit e shtyn, Hamiti u tregon të dyve kartonin e verdhë. Partizani tentoi në minutën e 65′ me Kekon, por sulmuesi shpërdoroi një rast të mirë për të shënuar.

Duhet përmendur gjithashtu në minutën e 88′ Jonuzi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë Tiranën në inferioritet numerik. Në minutant e fundit, Maguete do të shënonte sërish në minutën e 94′ me një gjuajtje pa shumë pretendime, por në fund përfundoi në rrjetë. Me këtë fitore, Partizani blindon vendin e 3-të në kuotën e 54′ pikëve, ndërsa Tirana ka shumë punë për të bërë në 3 javët e mbetura për të arritur katër vendet e para.

Related posts

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas

Elbasani plot dëmtime në përballjen ndaj Partizanit, Gvozdenovic në hall për formacionin

Krisje totale mes Sivasport dhe sulmuesit, Rey Manaj reagon ashpër ndaj klubit: Luaja i sëmurë për ta dhe tani as nuk më rinovojnë kontratën