Magjia e Kvaratskhelias dhe goli i Rrahmanit: Napoli mposht Atalantën e Gjimshitit dhe prek titullin kampion

Napoli vijon ecurinë pozitive në kampionat, ndërsa këtë të shtunë ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Atalantës, ku duhet theksuar se në minutën e 44′ miqtë humbën mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti, pasi pati një problem muskulor. Një ndër emrat më vendimtar në këtë përballje ishte kapiteni i Kosovës, mbrojtësi Amir Rrahmani.

Ndërsa Napoli vijonte të kishte avantazhin minimal 1-0 ndaj Atalantës, me golin e parë të realizuar nga Kvaratskhelia, Rrahmani i dhuroi golin e qetësisë dhe vulosi këtë sfidë, duke realizuar me kokë në minutën e 77’, me dardanin,  që duket se ashtu si edhe skuadra e tij, po bën një sezon perfekt.

Pas raundit të 26-të të Seria A Napoli kryeson me 68 pikë,, 18 më shumë se Inter i vendit të dytë, ndërsa Atalanta renditet në vend të gjashtë me 42 pikë.

Related posts

Dinamo për të thyer tabunë dhe Egnatia për të vijuar supermacinë, përballjet dhe statistikat mes dy skuadrave

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…