Lushnje/ Fatma Naçi takon vajzën e cila bashkëjeton me një gyp në qafë: Do operohesh! (VIDEO)

Në Lushnje prindërit e 14 vjeçares Xhesiaida luten për të ndihmuar vajzën e tyre e cila vuan nga laringomalacia. Vajza nga mosha 1 vjeçare mban një gyp në fyt.

Prindërit të përlotur e te pamundur, shprehen se vajzës duhet t’i japim shansin te jetoje bukur, qe te ulet mbi ditarin e saj per te shkruar vetem gjera te bukura, te verteta e jo si imagjinate te saj.

“Vajza ka lindur me atë problem në frymëmarrje, Xhesi merr frymë vetëm me atë tubin ështe shumë e rrezikuar, zgjohem e shikoj përnatë, i ngeci nje natë isha nepër spitale. Më mbetet mendja tek vajza është jetë e vështirë, e shikoj të dorëzuar veten, asnjë nuk më jep shpresë”,-thotë e ëma.

” Njerezit me shikojnë rrugës ne orën e mësimit më shikojnë me paragjykojnë, unë qaja në shtëpi. Duroj nuk kam çfarë të bëj”, tha Xhesi.

“17.000 euro kushton operacioni i vajzës në një spital te Xhenovës”,- thotë babai i Xhesit në emisionin e shqiptarëve.

Fatma Naçi udhëtoi në Lushnje ku takoi Xhesin.

“Ti je një vajzë shumë e bukur, je një princeshë dhe ne jemi këtu për të të mbështetur, unë të kam parë që ti mban një ditar, ëndrra jote dhe e familjes tënde është të shërohesh. Në një nga fletët e ditarit i ke kërkuar xhaxhi Elvisit që të shërohesh. Sot me porosi të xhaxhi Elvisit të kam sjellë një ditar të ri, dua që ta mbushësh me kujtime të bukura. Gjithë shqiptarët u mblodhën dhe paratë e operacionit u grumbulluan. Tani do jesh një princeshë e bukur, do lozësh me shoqet e tua”,-i tha Fatma Xhesit. Nuk munguan emocionet e forta të vajzës dhe familjarëve pasi Fatma u dha lajmin.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt