Lushnja regjistroi barazimin e tretë radhazi në kampionat, duke mos shkuar më shumë se 1-1 në sfidën e luajtur në “Kukës Arena”.
Për myzeqarët shënoi sulmuesi veteran Mikel Canka, ndërsa lushnjarët vijojnë të vuajnë mungesat e sulmuesit Ardit Hoxhaj dhe mesfushorit Erald Hyseni, të cilët janë ende të dëmtuar. Nga ana tjetër, mbrojtësi i krahut të majtë, Fadil Meta, rikthehet në fushë pas plotësimit të dënimit dyjavor të dhënë nga KDS-ja, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen premierë me Pogradecin.
Lushnja, drejtuar nga Erion Xhafa ka nisur tashmë përgatitjet për sfidën e radhës kundër Luftëtarit, që do të luhet ditën e shtunë në “Roza Haxhiu”. Për më tepër, kjo është një përplasje interesante, pasi të dy ekipet kanë nisur kampionatin me tre barazime dhe ende mbeten në kërkim të fitores së parë.