Klubi i Kategorisë së Parë në krizë të rëndë financiare, lojtarët nuk paguhen prej muajsh; ndërpriten edhe vaktet e ushqimit për të huajt

Lushnja

Lushnja ndodhet në një krizë të thellë financiare. Futbollistët nuk kanë marrë pagat e tyre, ndërsa lojtarëve të huaj u janë ndërprerë edhe pagesat e qirave të banesave ku jetojnë. Situata është përkeqësuar më tej pasi klubi ka ndërprerë edhe vaktet ushqimore për ekipin.

Lojtarët shprehen se ndihen të braktisur dhe kërkojnë reagim urgjent nga drejtuesit, duke paralajmëruar se mund të ndërmarrin hapa drastikë nëse situata nuk zgjidhet sa më shpejt. Ndërkohë, drejtuesit e klubit nuk kanë dhënë ende një sqarim zyrtar mbi këtë krizë.

Në transfertën në Gjirokastër, Lushnja s’do të grumbullohet një ditë përpara, por duhet të udhëtojë brenda ditës së ndeshjes 3 orë për të zbritur më pas në fushë ndaj Luftëtarit.

LEXO ME SHUME:E BUJSHME! Hera e katërt në stol, Gugash Magani rikthehet në futbollin shqiptar

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)