Lushnja “ndez” merkaton, zyrtarizon lojtarin e Vorës dhe rinovon me dy titullarë (EMRAT)

Lushnja

Lushnja është “ndezur” në këtë merkato vere. Pasi dje konfirmoi trajnerin Erion Xhafa për sezonin e ri, sot ka njoftuar dy rinovime dhe një afrim.

Bëhet fjalë për sulmuesin Ibrahim Romeo Olola i cili ka rinovuar kontratën deri në 2027-ën dhe po ashtu edhe Uillfred deri në 2027-ën.

Klubi lushnjar ka afruar në ekip edhe ish-mesfushorin e Vorës. Ai është Odirah Ntephe, i cili do të vijojë një aventurë të re.

Lushnja

MIKEL CANKA QENDRON TE LUSHNJA

Lushnja mbylli një tjetër sezon jashtë pritshmërive, kështu që duhet të bëhen gati për edicion e tetë radhazi në Kategorinë e Parë. Hera e fundit që futbolli i Lushnjës është prezantuar në elitën e futbollit shqiptar ka qenë sezoni 2017-2018. Sulmuesi “veteran”, Mikel Canka, doli golashënuesi më i mirë i Lushnjës në sezonin e fundit, që u mbyll më 20 prill.

Kapiteni i Lushnjës shënoi shtatë gola, një më shumë se Xhabrahimi dhe Kaçanolli, që shkuan në kuotën e gjashtë golave. 38-vjeçari mund të kishte shënuar më shumë, por u pengua nga një dëmtim i rëndë në ndeshjen e javës së gjashtë, Burreli-Lushnja. Canka konfirmoi se ka ende energji dhe do të vijojë të kontribuojë për qytetin dhe skuadrën e Lushnjës.

“Është shpejt për të folur për sezonin e ri të Lushnjës. Canka do të jetë, pasi kam ende për të dhënë për qytetin e Lushnjës. Kam energji të mjaftueshme, por shpresoj që dëmtimet të jenë sa më të lehta dhe të mos më lënë prapa, si në dy vitet e fundit.”

LEXO ME SHUME:Kërkoi të bëhej aksioner te Vllaznia, si qendron e vërteta e Shkodran Mustafit me klubin shkodran (PRAPASKENAT)

Related posts

“SPIUNUAM SHQIPTARËT”, gazetari serb ndjek me fshehtësi stërvitjen e Kombëtares: Ja si po përgatiten ndaj nesh

Partizani mbetet sërish pa stadium për Conference League, UEFA “ngel në klasë” për rrugën dhe fushën

Trajner për të zëvendësuar Pollozhanin, Flamurtari mendon për ish-teknikun e Partizanit

1 comment

Flamurtari mendon për ish-teknikun e Partizanit 04/06/2025 - 13:11
[…] LEXO ME SHUME:Lushnja “ndez” merkaton, zyrtarizon lojtarin e Vorës dhe rinovon me dy titullarë (EMRAT) […]

Comments are closed

Add Comment