Ka dështuar tre herë shitja e Lushnjës, Bashkia hap ankandin e katërt; zbulohet çfarë ndodhi në mbledhje

Lushnja

Hapet sërish drita jeshile për privatizimin e Klubit të Futbollit Lushnja. Dje, në mesditë, u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Lushnjës, ku u trajtua edhe një herë çështja e dështimit të shitjes së aksioneve të klubit me ankand.

Ky dështim ka ndodhur tre herë radhazi, duke shtuar pritshmëritë dhe tensionin mes sportdashësve lushnjarë. Anëtari i Këshillit Bashkiak, Klement Çela, theksoi rëndësinë e seriozitetit në procesin e ardhshëm: “Unë këmbëngula që këtë punë duhet ta marrim seriozisht. Procedura do të nisë nga e para pas ankandit të katërt. Do të rimerret vlerësuesja e klubit për të bërë vlerësimin nga e para. Pas këtij vlerësimi, mund të ndryshohen kriteret, gjithmonë me dakordësinë e asamblesë së aksionerëve. Mund të ketë një ndarje tjetër, jo 100%, por ndoshta 70% me 30%, në favor të privatit. Ky është fokusimi kryesor dhe që ka interes për ankandin.”

Në lidhje me terrenet sportive, Çela sqaroi: “Terrenet nuk janë marrë ende në dorëzim, sidomos aneksi stërvitor pranë spitalit, sepse pritet që ta ritrajtojë FSHF-ja. Nuk është marrë ende në dorëzim pasi ka dështuar fusha dhe pritet ritrajtimi i saj nga Federata.

LEXO ME SHUME:Pa fitore në kampionat, e ardhmja e Carlos Garcias te Flamurtari në fije të perit

Related posts

Partizani me forcë shtesë në derbi, rikthehet “makthi” i bardhebluve

Histori që nuk përsëritet: 1996, vit kur Partizani i dhuroi titullin Tiranës në javën e fundit

Hijet e shkarkimit vërtiten rreth Garsias, Sinan Idrizi ka tre alternativa në tavolinë