E FUNDIT/ Lushkja bëri gati valixhet për t’u transferuar në Turqi, Demrozi bën prapakthehu (ARSYEJA)

Lushkja

Regi Lushkja nuk lëviz nga Egnatia! Ky është vendimi i klubit rrogozhinas i cili ka refuzuar ofertën që i ka ardhur nga Turqia për yllin e skuadrës.

Para ndeshjes së djeshme kundër Olimpija Ljubljanës, drejtori sportiv Klejdi Zenelaj deklaroi se ishin në bisedime me një klub turk për lojtarin dhe negociatat ishin në fazë të avancuar. Sivasspor, i kishte bërë një ofertë prej 100 mijë eurosh për kartonin e lojtarit.

E ndërsa Lushkja pas ndeshjes pranoi publikisht bisedimet, trajneri Tetova tha se lojtari nuk do të lëvizte. Këtë e konfirmoi sot edhe presidenti i Egnatias, Agim Demrozi. “Na kanë bërë një ofertë qesharake prej 100 mijë eurosh. Ai nuk lëviz nga Egnatia se ka edhe tre vite kontratë me ne”, u shpreh Demrozi, duke i vënë kapakun çështjes, të paktën për momentin.

Related posts

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)