Lulzim Basha u jep fund pushimeve, kthehet me katër propozime për PD-në: Nga vettingu i politikanëve te vota e emigrantëve

Lulzim Basha i është rikthyer politikës aktive, gati një vit e gjysmë pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Ai sot ka zhvilluar një takim me disa tyë rinj, teksa ka bërë edhe tre propozime që sipas tij do të sillnin besimin e qytetarëve te politika.

Basha tha se duhet të ketë lista të hapura për kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët, vetting për politikanët, kufizimi i mandateve për qeveritë dhe vota e emigrantëve.

“Listat e hapura 100%. Kam edhe dy propozime të tjera. Keni dëgjuar për akuzat dhe sulmet e përditshme që politikanët hedhin ndaj njëri tjetrit. Duhet vettingu i politikanëve, boll më me sharje nga mëngjesi deri në darkë. Secili që merr përsipër barrën e shërbimit publik duhet të jetë i hapur për hetim të aseteve personale. Vettingu i politikës është emergjencë kombëtare.

Asnjë kryeministër që nuk mund të arrijë premtimet e dhëna në 2 mandate, nuk mund t’i bëjë ata për një mandat të tretë. Pra kufizimi i mandateve është i domosdoshëm. Gjithashtu edhe vota e emigrantëve , rreth 45% e bashkëatdhetarëve tanë nuk ndodhen sot në vend, janë larguar në mënyrë masive por nuk kanë të drejtën të shprehen me votë. Është vendim i GJK-së, duhet zbatuar”, u shpreh Basha.

Related posts

Fatjon Semanjaku

Çfarë ndodhi?! Policia ndalon kandidatin e PD për deputet, ja arsyeja

“Bufi merret me Lamborghini-n e Noizyt”/ Rama: Ça kënge këndoi që mori 6 milionë dhe…

Rreziku që mund të sjellë fundin e botës