Lulzim Basha reagon për herë të parë për çështjen ‘McGonigal’: Janë paguar para për të hedhur baltë me shpifje ndaj meje

Dosja ‘McGonigal’ për Lulzim Bashën tregon edhe një herë se si segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik, duke iu bashkuar akuzave të opozitës drejt Kryeministrit Rama.

“Kjo është një pikë e sqaruar. Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha.

Ai u shpreh se raporti i Dick Marty është hedhur poshtë pas hetimeve dhe në këto hetime është bërë e qartë se personazheve kryesorë që i është hedhur emri im kanë thënë që jo.

“Shpifjen e fundit e ka hedhur poshtë vetë Dashamir Peza në lidhje me këtë çështje. Janë provuar si gënjeshtra me këmbë shumë të shkurtra. Unë nuk e përjetoj personalisht këtë çështje. Asgjë nga lojërat e vogla, meskine të autoktratëve të Ballkanit nuk më bën përshtypje. Pas kaq e kaq vitesh nga rënia e diktaturës disa figura kryesore nuk heqin dorë nga skemat e diktaturës, siç është edhe rasti i fundit që e ka marrë vesh e gjithë bota dhe çdo shqiptar”, tha ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky është qëndrimi i parë i qartë i Lulzim Bashës për të gjithë diskutimin për dosjen e ish agjentit të FBI, Charles McGonigal, pasi më parë kishte shkruar vetëm një postim në rrjetet sociale dhe duke mos dashur të japë asnjë mesazh të drejtpërdrejtë për gjithçka po vlon në politikën shqiptare tha vetëm se “E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”.  

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë