Lulzim Basha në krye të PD-së? Zbulohet deklarata e deputetit demokrat

Në lidhje me një rikthim të Bashës në krye të PD-së, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha gjatë një interistë për mediat se nuk ka dijeni në lidhje me projektet politike të zotit Basha, por theksoi se kushdo që merr votëbesimin e demokratëve mund ta drejtojë PD-në.

“Zoti Basha ka drejtuar me problematikat e veta por në mënyrë serioze Partinë Demokratike. Unë bëj pjesë te njerëzit që mendojnë se çdokush pa asnjë lloj përjashtimi ka të drejtën të bëhet pjesë e këtij momenti. Unë jam i çuditur pse nuk është angazhuar në mënyrë më publike në këtë fushatë. Nuk e di se si e ka projektin e tij personal politik apo ambicien e tij, nëse e ka ta ballafaqojë me demokratët dhe nëse merr mbështetjen e tyre patjetër mund ta drejtojë PD-në, apo çdokush tjetër që mund të marrë mbështetjen e demokratëve”, tha Çollaku.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…