“Lule, dhurata dhe ushqime”/ Fatura e kripur me 1.1 milionë euro për të pritur delegacionet e BE-së

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës dy anët e medaljes së Shqipërisë; shpenzimet e luksit për të pritur delegacionet e BE-së dhe gjendjen e mjerueshme të Rezervave të Shtetit.

Nga njëra anë krerët e shtetit presin gjithë pompozitet delegacionet që mbërritën gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, madje me lule, ushqime e dhurata dhe nga ana tjetër magazinat e Rezervave s’kanë grurë dhe karburant. 1.1 milionë euro për të pritur delegacionet e BE-së

Fiks Fare vijoi hulumtimin, ku zbuloi plot 17 procedura tenderuese të kryera brenda një kohe të shkurtër. 1.3 milionë lekë u dhanë për “shërbim gatim ushqimi dhe kateringu për stafin mbështetës”. 800 mijë lekë u dhanë për ushqimin për delegacionët dhe liderët, 100 mijë lekë për kabina tualeti me qira për 1 ditë. Lista e tenderëve vijon me 191 mijë lekë për gota dhe pjatanca me qira, 333 mijë për lule natyrale apo edhe 620 mijë lekë për një stacion printimi.

Por, shteti jonë i varfër që s’ka grurë në Rezervat e Shtetit mendoi edhe për dhurata për këtë delegacion. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare bëri tender 5 milionë lekë për ‘dhurata për liderat dhe gazetarët”. Dhuratat ishin kravata, shaje, verë, raki, çanta te personalizuara dhe libra.

Ndërkohë, 1.7 milionë lekë u dhanë për 3 regji televizive për transmetime satelitore, 2 përkthyes morën 160 mijë lekë. Lista vijon me një shpenzim prej 880 mijë lekësh për vendosjen e 1 tapeti, montim dhe çmontim. Por, liderët e BE-së duhet të kishin edhe automjete VIP, ku Drejtoria mori 31 mjete me qira për një vlerë prej 3.6 milionë lekësh. 1.7 milionë lekë u shpenzuan për kancelari, dosje apo stilolapsa. 3 milionë lekë u përdorën për arredimin e ambienteve. Pedana, tavolina VIP, prodhim foltore ne formën e piramidës, filtra uv për xhamat e piramidës, veshje pasqyrë për kuba led, prodhim tavolinash per vip rooms etj.

Flamujt me shtiza kushtuan 666 lekë. Rreth 4 milionë lekë u përdorën për banera të përmasave të ndryshme, adeziv brandim, sinjalistike, çadra të loguara për regjistrime. Ndërkohë, 540 mijë lekë kushtuan 32 karikues të personalizuar. Lista përfundon me një shpenzim prej 2.9 milionë lekë për “shërbim foni, stage, ndriçimi, ekran led, tv, sistem perkthimi, kabina përkthimi, kufje përkthim dhe lidhje elektrike”.

Tenderët e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare

– 1.350.000 lekë, “shërbim gatim ushqimi dhe kateringu për stafin mbështetës”.

– 100.000 lekë, “kabina tualeti (shërbim pastrimi) me qira për 1 ditë”.

– 800.000 lekë, “shërbim gatim ushqimi dhe kateringu për delegacionet dhe liderat”.

– 191.667 lekë, “materiale ndihmëse ushqimore me qira (gota me qira, pjatanca me qira etj)”.

– 333.333 lekë, “kompozime me lule natyrale”.

– 620.100 lekë, “stacion printimi”.

– 5.000.000 lekë, “dhurata për liderat dhe gazetarët (kravata, shaje, spila, verë, raki, çanta të personalizuara, libra)”.

– 1.750.000 lekë, “3 regji televizive dhe transmetime satelitore në të gjithë vendet e liderave pjesëmarrës, kamera, operatorë, teknik audio boom”.

– 160.000 lekë, “2 përkthyes (anglisht-shqip)”.

– 880.000 lekë, “tapet + montim, çmontim”.

– 3.697.960 lekë, “automjete vip 4+1 – 31 cope me qira”.

– 1.750.000 lekë, “kancelari (dosje, bllok, agjenda, stilolapsa të personalizuara)”.

– 3.000.000 lekë, “arredim i ambienteve (pedana, tavolina VIP, prodhim foltore ne formën e piramidës”.

– 666.667 lekë, “flamuj me shtiza, flamuj ansambli”.

– 3.916.666 lekë, “banera të përmasave të ndryshme”.

– 540.000 lekë, “32 karikues të personalizuar”.

– 2.903.000 lekë, “shërbim foni, stage, ndriçimi, ekran led, tv, sistem përkthimi.”

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare