Futbollisti i Elbasanit nuk udhëton me ekipin në Greqi, shkak dëmtimi kundër Pogradecit

Lulaj

Kapiteni i Elbasanit, Bruno Lulaj, u detyrua të lërë fushën që në minutën e pestë të ndeshjes për shkak të një dëmtimi pas një kontakti në zonën e tij.

Momenti solli shqetësim te stafi dhe tifozët, por sipas të dhënave paraprake, nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Mbrojtësi Bruno Lulaj pritet të rikuperohet shpejt dhe do t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore që Elbasani do të zhvillojë në Greqi, me nisjen që bëhet sot.

Për këtë ndeshje, trajneri vendosi të mos aktivizojë as Arsen Lleshin dhe Xhonatan Lajthinë, të cilët qëndruan në tribunë për shkak të disa problemeve fizike. Asnjë nga dy rastet nuk është shqetësues dhe të dy lojtarët pritet të jenë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme.

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)