Lul Basha: Mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë!

Mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë.

Këtë mesazh na përcjell Lulzim Basha në një reagim të tij të fundit pas thirrjes së OSBE-ODIHR-it që palët politike të konsultohen me njëra-tjetrën për Reformën Zgjedhore.

Me një status në rrjetet sociale, Luli thotë se palët të ndalojnë lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisin punën gjithë përfshirëse.

“Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore.

I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre”, shprehet ai.

Por ajo që harron Luli është se ka copëtuar Partinë Demokratike për interesa vetjake dhe vijon të bëjë të njëjtën gjë edhe sot e kësaj dite.

Madje, nuk kanë kaluar shumë ditë nga loja e pisët që luajti Basha me të tijët. Kujtojmë se të premten e 19 janarit, Enkelejd Alibeaj thirri mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Në këtë mbledhje pati përplasje mes mazhorancës dhe PD-së së Sali Berishës, ndërkohë që vetë Alibeaj nuk shkoi në Kuvend.

Pra, Luli që krijoi këtë lojë vetëm 5 ditë më parë, sot del dhe thotë që palët politike duhet të ndalin lojërat e tyre.

Related posts

Rama mbledh ministrat dhe deputetët në Pallatin e Brigadave! Çfarë po diskutohet pas “dyerve të mbyllura”?

Miliona lekë nga Abule, TKOB tek Ajola Xoxa/ Ja mesazhet e financiereve që i nxjerrin zbuluar!

Ja e vërteta e Thoma Gëllçit/ Vendimi i Strasburgut