Luizi zbulon dy aleancat e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” dhe zbardh skenarin/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot

Edhe pse nuk pranohet nga banorët, për Luizin, janë krijuar disa aleanca brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Teksa ishte duke biseduar me banorët, Luizi tha se sipas tij, janë 2 aleanca. Një është mes tij, Kiarës, Kristit dhe Keisit, ndërsa e dyta mes Oltës, Qetsorit dhe Antonetës.

“Unë Kiara, Kristi, Keisi. Tjetra, Olta, Qetësori, Antoneta.“- tha Luizi.

Nëse do pyetej nga banorët me siguri do tregonte një tjetër formim, por e la me kaq. Nga ana tjetër, Kiara tha se nuk është në asnjë aleancë, madje as me vete Luizin.

Ndërsa Olta dhe Qetsori, janë parë shpesh të bisedojnë për plane loje, e herë pas here e kanë përfshirë edhe Antonetën në bisedat e tyre. Kjo e fundit, nuk duket se iu është bashkuar grupit.

Sesa të forta janë këto aleanca, mbetet të shihet me kalimin e ditëve.

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…