Luizi ngacmon Jorin në dush, Kiara bëhet xheloze: Të erdhi humori, t’i pres, t’i jap në dorë (video)

Luizi ka ngacmuar Jorin teksa të dy ndodheshin në dushe duke u larë. Ngacmimet nuk i kanë shpëtuar syrit të Kiarës e cila ka lënë grimin dhe paralajmëroi Luizin.

Me shenjë Kiara i tha Luizit të bëjë kujdes përndryshe ja pret dhe ja jep në dorë. Pas këtij momenti Luizi ka ndaluar ngacmimet dhe shakatë mes tij dhe Jorit.

Më pas biseda vijoi në dhomën e gjumit, ku Luizi pretendoi se kjo ishte një lojë e tij, ndërsa Kiara e paraljmëroi që “të mos tejkalojë limitet”.

Kiara: U shkrive more!

Luizi: Po lahem moj!

Kiara: Të erdhi humori?

Kiara: Po luaj more Luiz, por ti e di që çdo gjë e ka një limit. Luaj patjetër, por ti e di shumë mirë kur unë ndjehem keq, nuk ka të bëjë me lojën. Ku ishte loja këtu.

Luizi: Çdo gjë është lojë përveç teje, kështu që të lutem më lër të luaj.

Kiara: Nuk po të thotë njeri mos luaj, madje unë po rri po duroj këtu dhe nuk po të them asnjë lloj gjëje. Por ti e di shumë mirë që ca gjëra kanë ca limite që në syrin tim nuk mund të tejkalohen. Për aq kohë sa unë kam rëndësi për ty, besoj që edhe ajo gjë duhet të ketë rëndësi.

Kiara: Kam kaq ditë që po tërhiqem

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!