“Luizi e meriton famën”/ Habit ish-banorja me deklaratën: Edhe unë mund të isha lidhur në BBV!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua manaxhimi i famës që kanë marrë ish-banorët e Big Brother Vip.

Monika Lubonja u shpreh e lumtur që Luizi përflitet për shuma të majme pagesash nëpër koncerte e postime. Sipas saj ai i meriton.

Thënë këtë, Lubonja sqaroi edhe një deklaratë për fituesin e këtij edicioni të BBV ku e kishte konsideruar të sinqertë si vetja.

“Luizi është quajtur i sinqertë. Edhe unë isha kokë më kokë me sinqeritetin e tij. Sepse unë kam qenë e sinqertë në gjënë që kam bërë. Unë mund të krijoja histori aty, qoftë edhe një histori dashurie. Po e krijoja, të betohem. Ti e di që unë nuk kam barriera. Mbi të gjitha dua veten, po të dashurohesha me dikë, nuk do e bëja për hir të spektaklit apo për hir të klikimeve, por sepse do e ndieja”, u shpreh ajo.

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…