Luizi dhe Deamishel shpallen fitues të “Dancing With Big Brother”, Olta: E tmerrshme, është e shitur

Mbrëmjen e kaluar, u zhvillua gjysmë finalja e “Dancing With Big Brother”. Banorët u ndanë në katër çifte, Kiara Tito ishte në rolin e moderatores, Tani në “Show Room”, ndërsa juri ishte balerina e njohur Lori Bala.

Luizi performoi me Deamishel, Olta me Shpatin, Armaldo me Nitën dhe Kristi me Keisin. Dy çiftet që morën më shumë pikë ishin Olta me Shpatin dhe Luizi me Deamishel.

Sonte u zhvillua nata finale, ku në juri ishin Lori Bala dhe dy fituesit e “Dancing With The Stars”, Sara Hoxha dhe Luixhino.

Avantazhi që fituan është se të dy do të kenë imunitet në lojë për këtë javë. “E tmerrshme, është e shitur”, tha Olta me shaka. Olta dhe Shpati morën 26 pikë. Juria e përgëzoi aktoren por thanë se e penalizoi Shpati.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!