Luiz Ejlli zbulon cilët janë 3 këngëtarët që do donte të bashkëpunonte: Ja arsyeja pse nuk e vazhdova muzikën kur u ktheva në Shqipëri

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë rrëfyer mbrëmë historinë e jetës së tyre. Teksa ata tregojnë detaje nga jeta e tyre, të tjerët u bëjnë pyetje dhe mundohen që të mbajnë mend sa më shumë.

Kur i erdhi radha Luiz Ejllit, ai zbuloi se pse ishte larguar nga muzika dhe me kë do donte të bashkëpunonte pasi të dilte nga “Big Brother VIP2”.

Këngëtari i njohur u shpreh se nuk vazhdoi të merrej me muzikë pasi dëshironte që të mbaronte shkollën, që të kishte diçka fikse. Pastaj shtoi se kur u rikthye nga jashtë shtetit, muzika kishte ndryshuar dhe ai nuk kishte lidhje me muzikën që bëhej.

“Unë jam te muzika e lehtë e mirëfilltë shqiptare, jo me fjalë pa kuptim. Alban Skënderaj bën muzikë të mirë, që nuk merret fort me këngët komerciale. Bën ndonjë hit vere siç e quajnë, por edhe vetë e pranon se e ka bërë fiks për dy muaj. Nuk thotë se kam bërë ndonjë mega hit”, tha Ejlli.

I pyetur se me kë do donte të bënte ndonjë bashkëpunim, Luizi tha: “Me Aurela Gaçen, Juljana Pashën, Vikena Kamenicën. Jam te kjo pjesë, jo tek ato që fillon kënga në pishinë dhe mbaron në krevat, me klipe kot, trego forma pa lidhje”.

Këngëtari i njohur u shpreh se nuk iu rikthye muzikës kur erdhi në Shqipëri se ‘kuptoji se ishte vështirë që t’i hyje muzikës’.

“O duhet të hysh fuqishëm se po hyre avash-avash nuk ke shanse dhe ishte kohë e humbur”, vijoi Luizi.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)