Luiz Ejlli nuk ka tumor, por ka një tjetër sëmundje të rëndë që i rrezikohet jeta/ Ja çfarë thonë mjekët e “Shefqet Ndroqit”

Prej 2 ditësh shqiptarët po komentojnë atë ç’ka ndodhi në natën në ‘Prime’ e Big Brother Vip Albania, me historinë e pazakontë të këngëtarit Luiz Ejlli.

Edhe pse gjatë spektaklit Luizi ka kryer disa ekzaminime pranë spitalit ”Shefqet Ndroqi”, ende audienca është e përçarë duke mos ditur nëse duhet ti besojnë vetë këngëtarit, apo fjalëve që foli vetë mjekësia.

Në rrjet komentet janë nga më të ndryshmet e po ashtu edhe pikëpyetjet. Nëse Luizi vuan apo jo nga një sëmundje e rëndë.

‘Pamfleti’ ka arritur të sigurojë një informacion nga burime brenda spitalit, ku është specifikuar se LuizI nuk vuan nga një tumor por nga një sëmundje tjetër e rëndë e cila quhet bronkiektazi. Një sëmundje e cila prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion. Sipas specialistëve, njerëzit e lindur me këtë sëmundje nuk mund të jetojnë për një kohë të gjatë, ndërsa njerëzit që e kanë marrë gjatë jetës, me mbajtje nën kontroll mund të kenë prognozë të mirë. Bronkiektazia renditet tek sëmundjet e rënda.

Luizi u shënjestrua që në fillim të emisionit nga moderatorja si i sëmurë me tumor, dhe për të qënë korrekt edhe me bluzat e bardha pyetja e shtruar nga moderatorja ishte pikërisht në lidhje me tumorin. Mjekët dhe produksioni i mëshuan shumë faktit që këngëtari nuk ka tumor, mirëpo e vërteta është se ai vuan nga një sëmundje tjetër e rëndë.

Një nga analizat që ka dalë mbi normë, siç shihet dhe më poshtë është neutrofile, një shenjë që tregon disa sëmundje që vuan një person, por urojmë që Luiz mos i ketë.

Disa mjekë që i kanë parë analizat thonë se përgjigjet nuk janë dhe aq normale.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)