“Luiz Ejlli le të më pështyjë nëse…” Meridian Ramçaj shpërthen ndaj tij pas deklaratave në media: Rrobat e para dhe parfumet… (video)

Pasi Luizi deklaroi se Meridian Ramçajn nuk e njihte mirë kurse me dy shokët e tij Jonin dhe Marion kishte dy vite pa folur pati reagime të shumta në rrjet. Ndërkohë ditën e sotme Meridiani ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë. I ftuar në “News 24”, Meridiani deklaroi.

“Miqësi janë ata njerëz që u beson shumë dhe të besojnë shumë. Miqësia janë ata që të gjenden pranë. Por jo domosdo duhet të japësh diçka. Ka raste kur nuk ke mundësi të ndihmosh. Nuk është marrëdhënie interesi. Për aq kohë sa është interesi në mes për mua nuk është më miqësi. Shpesh e kanë interes material, përfitimi. Mërzitesh për momentin, por nuk jam penduar për suportin. Edhe nëse kthehemi pas do kisha bërë të njëjtën gjë. Unë e kam mbështetur Luizin që në fillim dhe kam dalë duke bërtitur në momente të vështira, sepse askush nuk dilte të fliste për të. Nënën e Luizit nuk e njoh, kam folur në telefon gjatë.

Kam këmbëngulur derisa e binda të shkruante një letër për Luizin. Edhe sikur mos të më njihte, thjesht për përkrahjen mund të thoshte dy fjalë. Kishim 4 vite pa u takuar fare. Raporti ynë u ndërpre natyrshëm. Siç ka pasur Luizi momente të vështira, edhe unë kam pasur momente të vështira. Por nuk i kam rënë telefonit të askutj për ndrihmë, ndryshe nga ai.

Shpesh ka thënë se miqtë e tij kanë përfituar. Tani i bie se unë jam mik dhe kam përfituar? Rrobat e para ia kam futur unë. Parfumet e para ia kam futur unë. Nuk e di kush e ka fryrë kaq shumë, por do i mësojë disa të vërteta më vonë.

Edhe për Jonin tha kemi dy vite pa folur. U shokuam të dy. Kjo nuk është e vërtetë. Është takuar me Jonin 3 ditë para se të hynte në Big Brother. E ka lënë në emër të Jonit kontratën që ka firmosur me Top Channel.

Në Post Big Brother VIP, Luizi deklaroi se duke marrë parasysh famën dhe vëmendjen e madhe që ka marrë që kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme, të gjithë u ‘sulën’ për të marrë pak nga fama e tij duke e mbështetur dhe duke thënë vetëm fjalë të mira për të.

E në mesin e atyre që e kanë mbështetur, ai tha se shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar duke përmendur këtu edhe ata persona që nuk e kanë ndihmuar atëherë kur ka pasur më shumë nevojë për ta.

“Kam kuptuar këto ditë që shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda. Qofshin njerëz të thjeshtë, banorë. Për sa kohë jemi në një vend demokratik është e drejta e secilit ta bëj. Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara. Në lojë në shtëpi, kam qenë më direkt se të gjithë. Ata e dinë shumë mirë se kush janë”, theksoi mes tjerash Ejlli.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025