Luiz Ejlli hap zyrtarisht një kompani në fushën e argëtimit/ Ekstrakti nga QKB zbulon biznesin që do të drejtojë

Krahas rikthimit të fuqishëm në muzikë, Luiz Ejlli i është futur edhe biznesit duke hapur një kompani për produksione televizive dhe në fushën e argëtimit.

Sipas një ekstrakti nga QKB, thuhet se Ejlli ka likuiduar detyrimet që kishte ndaj përmbaruesve dhe bankave nga vitit 2019, ku i ishte sekuestruar ky biznes.

Ndërkohë në datë 21 prill 2022 i është hequr sekuestro, ndërsa më 23 maj në 2023, ai i ka ndryshuar veprimtarinë e saj në QKB.

“Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve te zhanerve te ndryshme artistike, sportive, etj.

Organizime masive eventesh, koncerte indoor outdoor, promovim aktivitetesh dhe biznese private ne media visive dhe ne media sociale, kengetar, solist, realizim klipesh, artist, imazh etj.” – thuhet në dokumentin e QKB-së.

Detaje

Numri i ceshtjes: CN-118624-05-23

Arsyet e hapjes se ceshtjes: Ndryshim objekti veprimtarie. E-Mail ishte (“”) u be (“ejllinoter@gmail.com”) Objekti ishte (“Noter.”) u be (“Sherbime marketingu dhe telemarketingu; Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve te zhanerve te ndryshme artistike, sportive, etj. Organizime masive eventesh, koncerte indoor outdoor, promovim aktivitetesh dhe biznese private ne media visive dhe ne media sociale, kengetar, solist, realizim klipesh, artist, imazh etj.”)

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)