Luiz Ejlli e çon situatën në një tjetër nivel/ Plas sherri mes tij dhe ish-banorit të BBVA: Hajde merr ato 5000 eurot që të thashë se do ngelesh pa punë “butterfly”

“Kepi i VIP”-ave ka nisur mbrëmë transmetimin në ekranin e Top Channel, duke marrë menjëherë gjithë vëmendjen e publikut.

Në pjesën e parë të reality show-t u prezantuan të gjithë pjesëmarrësit, ku një ndër ta është edhe Ronaldo Sharka. Ky i fundit nuk ka lënë pa ngacmuar pjesëmarrësit e tjerë, por ka thënë edhe dy fjalë për moderatoren e emisionit, Kiara Tito.

Sharka duket se nuk është aspak dakord që “Kepi i VIP”-ave të moderohet nga Kiara. Sipas tij, duhej të ishte ai duke e moderuar.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar sot fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli. Fillimisht ai tha se i vjen keq që nuk ka qenë pranë partneres për ta mbështetur, e më pas përmendi komentet që Ronaldo dhe disa personazhe të tjerë bënë rreth moderimit të Titos.

Por jo vetëm kaq, pasi këngëtari i dashur për publikun bëri edhe një tjetër postim në “Instastory”, ku duket se e ka sërish me Ronaldon.

“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet hajde merri ato 5000 eurot meqenëse do ngelesh pa punë”, ka shkruar Luizi.

Kujtojmë se kur Ronaldo u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luizi i tha gjatë një bisede në oborr, se nëse do të fitonte çmimin e madh do t’i jepte 5000 euro.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)