Luhet për finalen e Final-Four, Partizani-Skënderbeu me “artileri të rëndë”, publikohen formacionet

Partizani-Skënderbeu

Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut çon siparin e mini-kampionatit “Final Four” që përcakton titullin kampion në Superiore. Të dy skuadrat përballen sot në “Air Albania” për një biletë në fazën tjetër të turneut, në finalen e madhe që do të caktojë titullin kampion.

Të kuqtë, falë renditjes më të mirë në kampionat, kanë në avantazh edhe barazimin në këtë duel gjysmëfinal, që do të thotë se vetëm një fitore kalon Skënderbeun më tej në fund të 90 minutave të kësaj sfide që kthen disi rivalitetin e vjetër mes këtyre dy ekipeve.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj, Rrapaj, Skuka, Bintsuka, Mba.
Trajner: Orges Shehi

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Dumfur, Vangjeli, Gërço, Janaqi, Rabiu, Juri, Liço, Rashica, Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Related posts

Flamurtari në krizë rezultatesh? Ribaj tregon arsyet: Pësojmë nga pakujdesia në minutat e para

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën