Luhet derbi ndaj Marseille, PSG stërvitet mes 30,000 tifozëve: Messi nuk i beson syve (video)

Skuadra e PSG nuk ka mundur të dominojë e vetme në këtë sezon të kampionatit francez dhe merita për këtë i shkon Marseille, që nga ana e saj po zhvillon një sezon të shkëlqyer. Skuadra e drejtuar nga trajneri Igor Tudor është në vendin e dytë të kampionatit, pesë pikë larg kryeqytetasve. Por, të dielën kalendari ofron një sfidë të drejtpërdrejtë mes dy ekipeve teksa Marseille pret në shtëpi kampionët në fuqi.

Kështu, klubi parizien vendosi të ngrohë më tej atmosferën duke hapur dyert për seancën e fundit stërvitore  zhvilluar pasditen e së premtes. 30 mijë tifozë filluan koret e tyre mes flakadanëve të shumtë dhe kështu stërvitja e Messit dhe shokëve të tij u shndërrua në një atmosferë autentike para ndeshjes. Një shfaqje vërtet unike që rikonfirmoi dashurinë e tifozëve për ekipin, por edhe presionin se futbollistët e PSG duhet me patjetër ta fitojnë këtë përballje.

Natyrisht, objektivi është që PSG të hakmarret për atë eleminim në Kupën e Francës, një objektiv sezonal i lënë mënjanë tani nga kampionët e Francës në favor të Marsejës, rivalit të tyre historik. Një pankartë u shfaq në stadium. “Një herë, jo dy. Mos tregoni mëshirë”.

Related posts

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)

Asllani, tani ose kurrë… Ndeshja ndaj Veronës vendos të ardhmen e mesfushorit te Interi