Luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta Sinisa Mihajlovic

Sinisa Mihajlovic ka ndërruar jetë nga leucemia në moshën 53-vjeçare në një spital në Romë. Ish-trajneri i Milanit dhe shumë skuadrave të tjera në Itali bëri me dije në korrik 2019 se kishte zbuluar se vuante nga sëmundja e leucemisë.

Mihajloviç luftoi për tre vite me radhë, duke drejtuar ekipin e Bolonjës edhe ndërsa i nënshtrohej kurave apo ishte i shtruar në spital. Por në fund nuk ia doli, pasi sot u bë e ditur se ishte ndarë nga jeta i rrethuar nga të afërmit e tij në një spital në Romë ku kishte kaluar ditët e fundit.

Në fakt, lajmi për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore ishte përhapur pak ditë më parë, por pakkush dinte situatën reale të ish-futbollistit i cili nisi karrierën te Vojvodina, për të kaluar te Crvena Zvezda, Roma, Sampdoria, Lacio e Inter. Më pas një karrierë si ndihmës i Mançinit të Interi, para se të shkonte te Bolonja e me radhë Katania, Fiorentina, Sampdoria, Milan, Torino dhe në fund përsëri Bolonja, ku ishte në detyrë deri pak muaj më parë.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe