“Luftojmë kundër tre gjigandëve…”/ Kujt po i dërgon mesazh “misterioz” Arben Ahmetaj?!

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish sot, pas intervistës së pak ditëve më parë, ku foli gjatë për aktualitetin politik. Ahmetaj ka bërë një postim misterioz në rrjetet sociale, duke postuar një shprehje nga libri “Don Kishoti i Mançës”, i Miguel de Cervantes.

Ai ka shkëputur një frazë ku Don Kishoti dialogon me Sanchon.

“Luftojmë kundër tre gjigandëve, i dashur Sancho: Padrejtësia, frika dhe injoranca” – Miguel de Cervantes”, shkruan Ahmetaj.

Reagimi i Ahmetajt si duket vjen mbi zhvillimet e fundit në vend por edhe ato ndaj tij. Ai vijon të qëndrojë në Zvicër. Ndërkohë dje SPAK shtyu dhe me 3 muaj hetimet për dosjen “Buka”.

Related posts

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…