“Luftojmë deri në fund”, sulmuesi i Tomorit mesazh të qartë Flamurtarit; Me ndihmën e tifozëve ia dalim

Ditën e dielë, Tomori do të sfidojë në shtëpi Flamurtarin, përballje e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Në Berat shpresojnë që kjo përballje të shkojë në favorin e tyre, për të shpresuar deri në fund për mbijetesë.

Ndeshja me Flamurtarin pritet me shumë interes, gjë që është reflektuar edhe nga përgatitjet që ka zhvilluar skuadra gjatë kësaj jave, me shpresën për ta përballuar në mënyrë sa më dinjitoze kundërshtarin. Sulmuesi Aldrit Oshafi u shpreh se skuadra do të luftojë deri në fund.

“Pavarësisht pozicionit të vështirë që kemi në renditje si dhe kalendarit që kemi përpara në fazën e tretë, ne nuk jemi të dorëzuar. Do të luftojmë deri në fund të mundësive që na jep matematika. Por, fillimisht na duhet që të fitojmë ndaj Flamurtarit, që është në këto momente po aq cilësor dhe që meriton elitën sa dhe dy skuadrat kryesuese.

Në futboll nuk ka asgjë të pamundur, gjithnjë në rast se beson te suksesi edhe nëse përballë ke një kundërshtar me kualitete si Flamurtari. Besojmë si skuadër, se edhe me ndihmën e tifozërisë, do të luftojmë denjësisht për të marrë maksimumin dhe të mbajmë gjallë shpresat për mbijetesën”, u shpreh sulmuesi i Tomorit, Aldrit Oshafi.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit