Luftimi i Covid-19, vaksina e zhvilluar nga Oksfordi forcon sistemin imunitar

Britania e Madhe arrin një vaksinë eksperimentale të sigurt kundër Covid-19 dhe që prodhon një kundërpërgjigje të sistemit imunitar.

Pretendimi erdhi nga kompania “Astra Zeneca” që publikoi të dhënat e para të testeve klinike të dozave të provuara në vullnetarë.

Vaksina është zhvilluar në bashkëpunim me shkencëtarë të Universitetit të Oksfordit dhe aktualisht nuk ka shkaktuar ndonjë efekt anësor serioz. Kryeministri britanik, Boris Johnson, i vlerësoi pozitivisht të dhënat e raportuara nga “Astra Zeneca” dhe falenderoi shkencëtarët dhe ekipet kërkimore.

Qeveria e Londrës ka rezervuar 100 milionë doza të eksperimentit që po kryhet nga kompania në fjalë dhe Universiteti i Oksfordit. Arritja e një vaksine të sigurt dhe efikase shikohet si shansi më i mirë i rikthimit të normalitetit në jetët tona. Më herët, qeveria britanike njoftoi dhe blerjen e 90 milionë doza të dy vaksinave të mundshme kundër Covid-19 duke publikuar dhe marrëveshjet e nënshkruara me kompaninë, “Pfizer” dhe “BioNTech”, si dhe grupin francez, “Valneva”.

Nëse vaksina rezulton efikase, e sigurt dhe e përdorshme, Britania do të blejë dhe 40 milionë doza të tjera. Kushtet financiare të kësaj marrëveshjeje nuk janë zbuluar.

Ndërkohë, duke qëndruar te vaksina kundër koronavirusit të ri, Rusia planifikon të prodhojë 30 milionë doza këtë vit. Kjo erdhi pas përfundimit të testimit te njerëzit këtë javë, me kërkuesit që njoftuan se është e sigurt në përdorim dhe se nxit një kundërpërgjigje të sistemit imunitar. Rusia do të kalojë në fazën e tretë të testimit shumë shpejt, ndërsa është në bisedime me vendet e Lindjes së Mesme për një bashkëpunim në prodhimin e vaksinës.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari