Luftëtari nuk arriti dot ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë, kryetari i Bashkisë Gjirokastër bëhet njësh me lojtarët: Play-Off mundësia jonë, ëndrra vazhdon

Flamur Golemi

Luftëtari ditën e shtunë nuk ia doli të fitonte ndaj Pogradecit, me sfidën që përfundoi 1-1 mes tyre në Gjirokastër. Një barazim që u hoqi mundësinë gjirokastritëve të ngjiteshin direkt në Kategorinë e Parë, pasi Pogradeci është lider në grupin B në Kategorinë e Dytë.

Pas këtij barazimi ka reaguar kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka falenderuar gjithë lojtart dhe stafin për sezonin fantastik që kanë bërë, ndërsa do të theksonse se ëndrra për Kategorinë e  Parë vazhdon, pasi tashmë do të tentojnë gjithçka nëpërmjet “Play-Off”-it.

POSTIMI I FLAMUR GOLEMIT

“Shumë e kishim dashur që rezultati i ndeshjes të ishte ndryshe. Entuziazmi atëherë do të ishte shumëfish e Luftëtari do të ngjitej në Kategorinë e Parë.

Megjithatë sporti i ka të gjitha rezultatet. E rëndësishme është të mos dorëzohesh kurrë, por të punosh fort e të vazhdosh të besosh se asgjë nuk është e pamundur.

Unë jam shumë krenar për këtë sezon fantastik që ka bërë Luftëtari. Djemtë tanë na kanë dhuruar emocione të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Shumë respekt për tifozerinë e sportdashësit për mbështetjen dhe duartrokitjet që i kanë dhënë ekipit.

Faza Play Off është një mundësi e dytë për ne. Dua dhe uroj ta bëjmë kapërcimin e madh. Ëndrra vazhdon!”, ka shkruar Golemi.

Related posts

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas

Elbasani plot dëmtime në përballjen ndaj Partizanit, Gvozdenovic në hall për formacionin

Krisje totale mes Sivasport dhe sulmuesit, Rey Manaj reagon ashpër ndaj klubit: Luaja i sëmurë për ta dhe tani as nuk më rinovojnë kontratën