Lufta për Nago-Karabakun/ Kryesia shqiptare zhvillon takim të posaçëm me 57 shtetet anëtare: Të ndalen urgjentisht luftimet dhe të…

Një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për Nago-Karabakun, është thirrur pasditen e shkuar nga Shqipëria, e cila kryeson OSBE-në.

Sipas njoftimit të OSBE-së në Vjenë, takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.

Duke hapur takimin, Ambasadori Igli Hasani, Kryetar i Këshillit të Përhershëm, përsëriti alarmin e Kryesisë për përplasjet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës në terren.

I zhgënjyer nga rritja e numrit të viktimave, ai përsëriti thirrjen e Kryesisë së OSBE-së për një de-përshkallëzim të menjëhershëm, duke dërguar ngushëllime për familjet e të vrarëve.

Ambasadori Andrzej Kasprzyk, tha se po merrte informacion direkt nga terreni dhe bashkëbiseduesit lokalë në nivelin më të lartë. Ambasadori Kasprzyk tha se ishte në komunikim të vazhdueshëm me palët duke shtuar se ekipi i tij ishte i gatshëm të rifillonte monitorimin në terren sa më shpejt që të lejonte situata.

Përfaqësuesit e vendeve të bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut – Franca, Federata Ruse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – përsëritën thirrjen e Bashkë-Kryetarëve për të gjitha palët të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.

Kryesia shqiptare e OSBE-së përsëriti rëndësinë e një zgjidhjeje të negociuar dhe mbështetjen e saj për punën e bashkë-kryesuesve të Grupit të Minskut dhe Ambasadorit Kasprzyk në përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari