“Lufta e Tretë Botërore në 2025”/ Zbulohet plani i Putin për të sulmuar NATO-n, ja cili shtet është “viktima” e parë

Duket se një Luftë e Tretë Botërore është më e afërt e çfarë pritej, të paktën sipas asaj që raporton “Bild”. Media gjermane  ka publikuar një artikull, ku zbulohet plani i Rusisë për të sulmuar NATO-n, me Gjermaninë si shënjestrën e parë.

“Gjermania po përgatitet që forcat e Vladimir Putin të sulmojnë NATO-n në vitin 2025, sipas planeve sekrete të zbuluara”– thuhet në artikull, teksa flitet se zbulimi i planit është bërë nga Ministria gjermane e Mbrojtjes.

“Dokumentet sekrete nga Ministria Gjermane e Mbrojtjes zbulojnë një udhëzues hap pas hapi për fundin e botës se si Rusia do ta përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë në një luftë gjithëpërfshirëse në vetëm 18 muaj.

Planet zbulojnë në detaje rrugën drejt një Lufte të Tretë Botërore me Putinin duke përdorur Bjellorusinë si një pikënisje për një pushtim, siç bëri në shkurt 2022 për luftën e tij në Ukrainë.”- raporton “Bild”.

Publikimi i dokumenteve të tmerrshme vjen vetëm disa ditë pasi ministri suedez i mbrojtjes civile paralajmëroi se vendi i tij mund të përballet së shpejti me luftë dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen organizatave vullnetare të mbrojtjes në përgatitje për një sulm rus.

Dhe udhëheqësit e mbrojtjes së Gjermanisë po e marrin seriozisht kërcënimin nga Moska , me ushtrinë gjermane që po përgatitet për një sulm hibrid rus në krahun lindor të NATO-s, deri në verën e vitit 2025.

Dokumenti sekret ‘Aliance Defense 2025’ detajon se si Rusia do të mobilizojë 200,000 ushtarë të tjerë në Rusi përpara se të nisë një ofensivë pranverore kundër forcave ukrainase në pranverën e këtij viti.

Deri në qershor, mes mbështetjes dhe armatimit të pakësuar perëndimor, Rusia do të arrinte sukses në fushën e betejës dhe do të bënte përparime të rëndësishme përmes Ukrainës, sipas dokumenteve të zbuluara.

Related posts

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!