Ibraimi dhe Latifi arkitektët e fitores, Shkëndija mposht Ludogorets dhe hedh një hap drejt grupeve të Europa League

Ludogorets

Shkëndija fiton ndeshjen e parë të Europa League përballë kampionëve të Bullgarisë, Ludogorets. Kuqezinjtë fituan me përmbysje me rezultatin 2-1. Një përballje që në fillim u mendua si e lehtë për Ludogorets që fitoi shumë territor dhe pas disa mundësive do të gjente golin në minutën e 17′ me Duarte. Shkëndija hyri shpejt në mekanizmat e lojës dhe në në të 35-tën, Liridon Latifi nga një distancë e konsiderueshme shënon një kryevepër duke mposhtur portierin.

Në pjesën e dytë, Shkëndija ruajti mirë ekulibrat në fushën e lojës dhe në minutën e 60′, kapiteni Ibraimi shënoi golin e fitores. Shkëndija udhëton në Bullgari me avantazhin e një goli, që edhe pse nuk garanton asgjë, të paktën është një bonus moral dhe psikologjik.

Related posts

Bylis përfiton financiarisht, por dobësohet në cilësi; klubi ballshiot shet dy lojtarë te…

Tirana, premion e fitores e kthejnë në mesazh force; nga shpërblimi te solidariteti

E FUNDIT/ Kristjan Asllani zgjedh të ardhmen e tij, sot në mbrëmje firmos me klubin e ri