Luajti kundër Shqipërisë, futbollisti polak rezulton pozitiv me doping

“Rrufe në qiell të hapur” për futbollistin polak, Bartosh Solomon. Mbrojtësi 31-vjeçar që shkëlqeu me kombëtaren e Polonisë më 27 mars kundër Shqipërisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit, ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping.

Klubi i tij, Lech Pozan ka njoftuar se Salomoni ka rezultuar përdorues i dopingut në testin e zhvilluar pas ndeshjes kundër Djurgardenit në Ligën e Konferencës. Në Poloni nisën të shqetësoheshin për pasoja për klubin polak dhe për kombëtaren e tyre, pasi një javë pas kryerjes së testit antidoping, 31-vjeçari u përball me Shqipërinë.

Klortalidoni ishte substanca që u zbulua në trupin e Salamonit, një substancë që përdoret për trajtimin e hipertensionit dhe nuk sjell asnjë përfitim në drejtim të përmirësimit të aftësive ushtruese të atletit. Vetë lojtari Solomon gjithashtu komentoi këtë çështje në Twitter.

“Ky lajm është një surprizë e madhe për mua dhe kushdo që më njeh e di që unë jam shumë i vëmendshëm ndaj çdo suplementi apo ilaçi që marr dhe konsultohem gjithmonë me mjekun e klubit. Besoj se gjithçka do të sqarohet dhe do të mund të vazhdoj. duke luajtur pa asnjë ndërprerje”, ka shkruar mbrojtësi.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)