Në debatin e Efit me Mevlanin u përfshi edhe Filloreta, e cila ka deklaruar që në fillim se ka ardhur në Përputhen vetëm për Mevlanin.
Filloreta tha se “Unë nuk jam as Antonela dhe as Ledjana që të hyj mes tyre” dhe me këtë i referohej treshes ku gjendet.
Mirëpo, Antonela nuk ka rezistuar dot dhe ka hyrë në profilin zyrtar të “Përputhen” në Instagram për të komentuar pikërisht në videon ku Filloreta e përmend ish-konkurrenten.
“O Mevlan krehu pak”, ka shkruar Antonela dhe komenti i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe përgjigje të tjera poshtë.
Dje Mevlani kishte një model flokësh të shpupuritur, por mbase Antonela nuk e ka pasur për flokët. Me siguri ajo ka dashur të nënkuptojë që Mevlani të jetë më i vendosur me vajzat se u bënë dy sezone që nuk vendos dot, ose ndoshta e ka thënë edhe për batutë si ato që lëshon Antonela.