Nëse është thënë që Big Brother Vip 2 do të startojë në fund të dhjetorit, tani kemi një datë fikse dhe këtë e ka zbuluar vetë producentja e këtij formati, Lori Hoxha. E pyetur nga ndjekësit në Instagram, Lori tha se BBV2 do të nisë në fund të muajit dhjetor direkt pas përfundimit të Fifa Wolrd Cup 2022.
Kupa e Botës starton me 21 Nëntor dhe përfundon me 18 dhjetor që është ditë e dielë, kështu që Big Brother Vip do të nisë me 20 dhjetor nëse mbahet formati që ishte këtë sezon me netët Prime të martën dhe të premten.
“Në fund të dhjetorit, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022 që do të pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë”.
Lori pohon se deri në nisje të BBV2, programacioni ditor dhe ai prime do të jenë “lart” si gjithmonë, tërheqës, argëtues dhe edukues.
“Por deri atëherë programacioni ditor dhe ai prime do të jetë “on top”, ndaj dhe nuk do e ndjeni shumë mungesën”, shkruan mëtej Lori.