Lojtari i AF Elbasanit gjen shpëtim te “magjistarja” serbe, mesfushori rikuperohet në kohë rekord (FOTO)

Një nga problemet më të mëdha të AF Elbasanit, në këto 11 avë kampionat, janë dëmtimet. Për asnjë moment, Nevil Dede nuk e ka pasur të plotë skuadrën dhe kjo e ka detyruar që herë pas herë të bëjë “arnime” në formacion. Bruno Telushi, një nga lojtarët më kualitativë të skuadrës ka patur një dëmtim.

Prej disa ditëve, mesfushori ka udhëtuar drejt Serbisë për të marrë asistencë mjekësore nga fizioterapistja me famë botërore, Marjana Kovaçeviç. 32-vjeçari më Beograd dhe duket se “magjistarja” serbe e ka rikuperuar vlonjatin nga ai dëmtim në pulpë. Ndaj Luzit, në sfidën që do të luhet ditën e mërkurë, Bruno Telushi do të jetë i gatshëm, por nuk dihet nëse Nevil Dede do e hedhë në fushë nga minuta e parë.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit