Lojtarët më të mirë dalin nga… balta, leksionin na e jep Amir Rrahmani, mbrojtësi kampion në Serie A me Napolin

Në kohët e fundit janë shtuar jo pak rastet kur lojtarët që rrugëtimin e tyre e kanë pasur nga Superiorja kanë arritur në shkallët më të lartë të karrierës në Europë. 

Rasti për tu përmendur është ai i Amir Rrahmanit. Mbrojtësi i dalë nga shkollat e futbollit në Kosovë do të shkonte te Partizani, si eksperienca e parë jashtë Kosovës, por sërish në tokën shqiptare. Dikur do të gëzonte tifozët e kuq në Shqipëri me sigurinë e dhuruar në mbrojtje. Pas Partizanit mbërriti transferimi në Kroaci dhe më pas në Serinë A, te Hellas Verona. Atje Rrahmani gjendej me Marash Kumbullën. Në mediat italiane dhe ato shqiptare thuajse askush nuk fliste për Amirin, e gjithë vëmendja ishte përqendruar te Kumbulla.

Vazhdimi i karrierës tregoi se Rrahmani bëri zgjedhje më të zgjuar, ai shkoi te Napoli me fanellë titullari, Kumbulla mbërriti te Roma për të qëndruar në stol. Sot Rrahmani ka festuar titullin kampion të Serisë A duke qenë krenari më vete dhe një shembull për të gjithë lojtarët e lindur në Shqipëri se edhe duke kaluar nga vendi ynë mund të arrihet maja e Europës.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)