“Loja nuk na shkoi siç duhej”, Memelli kupton problemin e Vllaznisë por ende nuk ka gjetur zgjidhjen: Duhet të shtonim…

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Partizanit, edhe pse “Demat e Kuq”, luajtën prej minutës së 14 me 10 lojtarë. Në analizën e bërë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, ndër të tjera u shpreh:
“Kur luan me një skuadër kompakte si Partizani, është e vështirë. Munduam të shtynim nga krahët, që të përfitonim dhe nga shtatëlartësia, por ishte një ndeshje e balancuar, asnjë nga skuadrat nuk i dha mundësi për shënimi. Ky rezultat ishte i drejtë gjatë gjithë këtyre 90 minutave.

Kemi vështirësitë te 1/3 e kundërshtarit. Edhe pse në 2 ndeshjet e para kemi shënuar. Partizani mbrohej me 8 lojtarë. Është e vështirë që t’i bësh gjërat në 30 metrat e fundit. Në futboll, nuk ia arrin ndonjëherë. Më e hapur do të ishte loja, në qoftë se Partizani luante me 11 lojtarë. Është e vështirë në Shqipëri kur skuadrat vendosen poshtë. Duhet të bënim më mirë, të ishim më të qartë, Normalisht që e vuajtëm pak presionin e rezultatit, u munduam goxha, bëmë gabime në pasime.

Ata bënë mirë dhe dhanë maksimumin. Në kushtet kur hoqëm Boshnjakun dhe shtymë Fernandeshin me Balajn sipër, kërkuam të fitonim ndeshjen. Duhet të shtonim më shumë volumin në krah. Smajli është lojtar që i ka daljet më të mira, nuk funksionoi me Dragoshin në pjesën e parë. Shkalla e dëmtimit është prezente në këto situata. Është risk i madh ti bësh dëmtimet shumë shpejt”, u shpreh Memelli.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës