“Loja ishte e mirë”, Di Biagio vazhdon refrenin edhe pse ka humbur tre ndeshje: Ndoshta bëjmë mirë ndaj Partizanit

Dinamo pësoi humbjen e tretë në katër ndeshjet e para të kampionatit. Trajneri Di Biagio u shpreh se skuadra e tij bëri mirë pjesën e dytë dhe duhet të marrë gjërat pozitive për të vazhduar përpara.

“Në minutat e para Erzeni ishte më agresive. Në fundin e pjesës së parë u duk sikur rregulluam diçka. Në fillimin e pjesës së dytë morëm në dorë lojën. Në pjesën e dytë bëmë një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa kundërshtarët u dukën sikur nuk u afruan fare në zonën tonë. Patëm dy-tre raste të mira për të shënuar. Nga kjo ndeshje duhet të marrim gjërat e mira që bëmë ndeshjen e dytë.

Pikët janë të rëndësishme. Nëse nuk luan mirë e ke të vështirë për të fituar besim dhe për të dominuar kundërshtarin. Erzeni në pjesën e dytë vetëm largonte topin. Skuadra arriti të krijonte njëlloj avantazhi në lojë. Pastaj ndodhi ai ‘aksident’ i Rexhepit. Rexhepi është portieri ynë i madh, pasi na shpëtoi një ndeshje më parë.

Në pjesën e parë ishte një skuadër që e qarkullonte topin shumë ngadalë. Më pas vendosa të ndryshoja skemën. Duhet të nisemi nga këto pak gjëra pozitive në pjesën e dytë për të vazhduar më tej.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)