Listë e imponuar për BKH-në? Hije skandali mbi procesin

Një padi është depozituar në Gjykatën Administrative kundër procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Burimet thanë se janë edhe të tjerë kandidatë në garë që janë ankuar për procesin e padrejtë.

Ata thonë se bëhet fjalë për një skandal. Garuesit janë përjashtuar te testi fizik, ku është bërë edhe hileja ndaj tyre për të çuar përpara një listë të veçantë.

Burimet thonë se bëhet fjalë për një listë me emra të preferuar për të qenë pjesë e BKH-së. Një burim në kushtet e anonimatit tha se bëhet fjalë për njerëz pranë të majtës dhe të afërm të funksionarëve të policisë.

Kujtojmë se në krye të BKH-së është vendosur Aida Hajnaj, një ish-zyrtare e Policisë së Shtetit, e akuzuar nga opozita si njeri i PS-së.

Në listën që përparon për t’u zgjedhur si pjesë e BKH janë njerëz të paaftë, por edhe anonimë. Një burim tha se në listë ka edhe persona me profesione të çuditshme, që nuk kanë lidhje me punën që do marrin përsipër.

Shumica e tyre nuk plotësojnë kushtin që duhet të kenë një vit punë në krimin e organizuar.

Këto dyshime vijnë në kohën kur mbi punën e SPAK janë hedhur akuza sidomos nga opozita, e cila po kërkon me ngulm që të hetohet megaskandali i inceneratorëve.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024