“Lista e Europianit është bosh”, Sylvinho i vendos të gjithë në provë para Kilit: Manaj dhe Broja mund të luajnë bashkë

Sylvinho

Shqipëria do të luajë përballë Kilit një ndeshje miqësore, si formë parapërgatitje dhe për të qartësuar në kokën e Sylvinhos lojtarët që do të jenë në Europian. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Stadio Ennio Tardini”, në Parma të Italisë, do të luhet të premtet duke startuar nga ora 20:45.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të dhënë përshtypjet e fundit për kuqezinjtë para ndeshje miqësore që luhet nesër kundër Kilit në Parma.

KILI-   Tani për mua është shumë e veçantë të luaj ndaj tyre, se jam amerikano-jugor. Por janë të fortë, i respektoj shumë. Është një ndjesi tjetër, por e bukur. Jam i kënaqur që jam këtu dhe nesër do kemi një stadium të mbushur me shqiptarë dhe kjo na gëzon shumë që do të luajmë këtë ndeshje.

GRUPI I EUROPIANIT- Është një kombëtare që ka historinë e saj. Por kemi lojtarë me cilësi dhe pse jo të surprizojmë. Në këto momente se kemi mendjen te Europiani, por tek këto dy ndeshje miqësore. Kemi kohë për të menduar, por nuk kemi frikë nga ato ekipe, por kemi respekt pasi janë kombëtare të forta.”

MANAJ DHE BROJA- Në futboll mund të ndodhë gjithçka, është e drejtë që Manaj e Broja vijnë se po bëjnë mirë, janë të rëndësishëm, janë të ndryshëm në karakterisitika. Duhet të vlerësojmë, nuk janë në garë, por çdo ditë duhet të vlerësojmë çdo gjë, ata dhe çdo tjetër. Po, mund të luajnë bashkë, nuk është problem. Por ta shohim. Janë dy ndeshje të vështira.

LISTA E EUROPIANIT- Më këtë moment nuk e mendoj aspak listën e Europianit. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Unë nuk i cilësoj si miqësore, Kili dhe Suedia janë shumë të forta, me dy trajnerë që kanë ardhur së fundmi. Nuk e mendoj listën, aspak, çdo gjë duhet vlerësuar. E kam thënë për Mujën, Dakun, Gjasulën që kanë bërë rrugëtim të rëndësishëm për ne, janë lojtarë që marrim në konsideratë. Si jo, tani do të shohim ndonjë lojtar tjetër, nuk ka asnjë në listë tani.

MANCINI– Unë vëzhgoj nëse luajnë apo jo dhe sa. Sa më shumë luan, qartësisht është më mirë. Por varet nga ata. Por kombëtarja është e hapur. Sa i përket eksperiencës te Interi me Mançinin, Roberto është një fitues, kam mësuar shumë prej tij. Ai është trajner i jashtëzakonshëm, me shumë personalitet, një fitues.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)