Lindi nën rrënojat e tërmetit, mijëra njerëz ofrohen të adoptojnë foshnjën

Mijëra njerëz janë ofruar të adoptojnë vajzën që lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, pas tërmetit të ditës së hënë ku bashkë me Turqinë mbetën të vdekur më shumë se 20 mijë persona.

Foshnja, Aya lindi nën rrënoja, por nënë, babai, katër vëllezërit dhe motrat e saj ndërruan jetë. Aktualisht e vogla ndodhet në spital.

“Ajo mbërriti të hënën në një gjendje kaq të keqe, kishte shenja, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë”, tha personi që kujdeset për të. Tani gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Videot e shpëtimit të Aya u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet treguan një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese, teksa mbante një foshnjë të mbuluar me pluhur.

Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë Ayan.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025