Lidhën 61-vjeçarin pas pemës në Dajt dhe e dogjën të gjallë, zbulohen fjalët e fundit: “Na lutej ta falnim”

Thellohet horrori i ngjarjes së frikshme të ndodhur 5 vite më parë në zonën e Dajtit ku 61-vjeçari Menduh Kurt-Deda, u dhunua dhe më pas u dogj i gjallë.

Sipas informacioneve nga Policia ai është marrë peng dhe më pas është dhunuar në një magazinë në zonën e Alliasit ku prezente ka qenë nga edhe Marjeta Karaj, e cila është vënë në pranga si porositësja e krimit të rëndë për shkak të një borxhi prej 1 milionë lekësh që viktima i kishte asaj.

Krimi është kryer nga djali i Karajt dhe shoku i tij. Të dy ata e kanë dërguar Kurt-Dedën në zonën e Dajtit. Gazmir Ngota i ka thënë policisë se pasi e kanë lidhur pas një peme e kanë spërkatur me benzinë dhe më pas e kanë djegur të gjallë, edhe pse ai lutej që t’i falnin jetën me premtimin se do e shlyente borxhin.

Më pas dy të rinjtë Ngota dhe Besmir Karaj janë kthyer në Tiranë ku kanë bërë një pakt që të mos flasin më kurrë për ngjarjen e rëndë. Krimi u zbulua nga policia e cila njoftoi ditën e djeshme arrestimin e Marjeta Karajt, djalit të saj dhe bashkëpunëtorit të tyre.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025