Libri ” Meditimi ” Osho

Osho ka lindur më 1 dhjetor 1931 në Kuçevad, Madija Pradesh, Indi. Që në fëmijëri ishte rebel dhe çdoherë ka insistuar në përvojën personale të vërtetësisë e jo në parim të verbër të dijes dhe besimit nga tjetri. Ishte shpirt i pavarur.

Fillon të ligjerojë në Universitetin e Xhabalpurit duke ligjëruar filozofinë. Fillon të udhëtojë nëpër Indi duke i sfiduar besimet tradicionale dhe nxitur polemikat publike. Në mënyrë intensive lexonte çdo gjë që gjente. Nga fundi i viteve 60-ta filloi ta zhvillojë teknikën unike dhe tani të famshme të MEDITIMIT DINAMIK.

Ai thotë se njeriu bashkëkohor është i stërngarkuar me tradita të njohura të së kaluarës si dhe me mërzinë e jetës moderne, kështu që njeriu të kalojë proçesin e thellë të pastrimit, të shpresojë se do ta zbulojë pakoshiencën,gjendjen e relaksuar të meditimit.”UNË JAM FILLIMI I NJË VETËDIJE TË RE” “POROSIA IME NUK ËSHTË AS DOKTRINË E AS FILOZOFI. NË TË VËRTETË POROSLA IME ËSHTË ALKIMI, SHKENCA E TRANSFORMIM-IT”

Osho vdiq më 19 janar 1990.Komuna e tij e madhe në Poona të Indisë është gjithnjë në rritje dhe po bëhet Qendra më e madhe botërore për zhvillim shpirtëror. Kjo qendër tërheq njerëz nga mbarë bota, të cilët shkojnë për programe të ndryshme të meditimit, terapisë, kreative, zhvillim trupor, etj.

Qëllimi është që njeriu bashkëkohor të lirohet nga prangat e ideologjive dhe sistemeve të ndryshme, të cilët po e ndajnë njerëzimin. Të krijohet qenia e re njerëzore, e cila jeton në harmoni me vetveten dhe rrethin. Aty ekziston Shkolla Osho e përqëndrimit dhe mjeshtrive luftarake të Zen-it, Shkolla Osho e arteve kreative, Osho akademia ndërkombëtare e shërimit, Osho akademia e meditimit, Osho Instituti i dashurisë dhe koshiencës, Osho shkolla e mjekësisë pulsativetibetiane, Osho qendra për transformim, Osho klubi i meditimit.Ajo çka Oshon e bën të veçantë është gjithanshmëria e tij në njohjen dhe aplikimin e urtësive.

Related posts

Dinamo dhe Teuta “lagen” për 1 pikë, në Elbasan fiton… mërzia (video)

NDESHJA E VITIT! Spektakël në Egnatia-Vllaznia, VAR, gola dhe emocione (video)

Egnatia vijon fuqizimin financiar, mbrojtësi transferohet në Belgjikë pas përfundimit të sezonit (FOTO)