Jukaj-Pohls rivalitet për portën e Vllaznisë, Edi Martini vendos përfundimisht titullarin

Leon Pohls

Kishte dyshime para ndeshjes me Egnatian se kush me Leon Pohls dhe Aron Jukajt do mbronte portën e Vllaznisë. Në një moment ku gjermani i afruar këtë merkato verore te kuqeblutë dukej favorit ndaj shkodranit, gjithçka ka ndryshuar në çastet e fundit. Ku trajneri Martini vendosi që t’i besojë nga minuta e parë 20- vjeçarit, i cili ishte portieri titullar i skuadrës gjatë gjysmës së sezonit të shkuar. E po ashtu u paraqit si titullar edhe në dy takimet e “Conference League” këtë verë kundër Vikingur.

Dhe zgjedhja e Martinit dhe stafit të tij rezultoi të ishte e duhura sepse Jukaj jo vetëm dhuroi një siguri në portë, por ishte edhe vendimtar në dy-tre raste përballë sulmuesve kundërshtar. Duke e mbajtur kështu portën e paprekur dhe duke e nisur edicionin 2025-26 të Superiores në mënyrën e duhur. Kështu rivaliteti për portën tek Vllaznia duket se do jetë i “ashpër” këtë sezon.

Me Pohls që duket se ende duhet të presë për shansin e tij dhe Jukajn i cili nuk ka ndërmend ta “lëshojë” kollaj portën dhe katërkëndorin kuqeblu. Ku ky i fundit me të vërtetë ka bindur me performancat e tij në këtë fillim sezoni e patjetër niveli i treguar nga Jukaj kënaq shumë tek 9 herë kampionët e vendit. Të cilët kanë një tjetër element të ri që po spikat në skuadër dhe nga, i cili mund të përfitojnë në të ardhmen.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull