“Lënia jashtë e Uzunit më ka surprizuar”, gazetari spanjoll flet për Kombëtaren kuqezi: Futbollisti më i rrezikshëm? Bajrami dhe Manaj…

Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjet intensive për sfidën e fundit të Grupit B, atë kundër Spanjës. Pavarësisht se ekipi iberik është kualifikuar për në turin tjetër, mediat në Spanjë janë të interesuar për të parë më nga afër përfaqësuesen kuqezi. Jose Antonio Espina, gazetar i prestigjozes AS ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTSH.Gazetari spanjoll fillimisht foli për takimin mes dy skuadrave.

“Spanja e ka siguruar kualifikimin dhe nuk është se përbën një ndeshje me interes të lartë. Tifozet do e shohin kete ndeshje sesi lojtaret do te luajne, sepse e di qe do te luajne me formacionin e dytë. Kombetarja e Shqiperise me ka surprizuar sepse po luan nje futboll te bukur, me pelqeu ndeshja ndaj Kroacise u treguan te guximshem. Futbollisti me i rrezikshem? Mund të them faza ofensive, Bajrami më ka pëlqyer, gjithashtu edhe Manaj ishte shumë i fortë në takimin kundër Kroacisë, Broja eshte nje lojtar premtues, por demtimi i rëndë 7 muaj me pare komplikoi gjendjuen e tij dhe duket se është në faze rikuperimi.”

Prej tre sezonesh Myrto Uzuni luan në Spanjë dhe gazetari spanjoll ka një koment për lënien jashtë Europianit të sulmuesit beratas

“Uzuni jashte listes se Europianit? Po u surprizova disi, megjithate duhet te them se Uzuni ka patur nje demtim ne kembe, per trajnerin Sylvinho ishte nje situate e komplikuar, Uzuni mund te kishte luajtur mire nese do te ishte pjese e Kombetares”. Përfundoi gazetari spanjoll.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)