Leka Bungo, Kryetari i Bordit në RTSH fotografohet në kazino

Kryetari i Bordit të RTSH, Leka Bungo së fundmi është kapur “mat” në një kazino të Tiranës. Fotografitë janë publikuar në rrjetet sociale nga aktivisti Ervis Zholi, i cili ironizon se këta janë “intelektualë me dhe pa kollare që shtrihen sipër tavolinave të pokerit”.

Leka Bungo njihet nga të gjithë si një mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, pasi nën “petkun” e artistit ai i ka ofruar mbështetje kreut të qeverisë për të prishur Teatrin Kombëtar, një ndër kauzat aq shumë të kundërshtuara nga opozita.

Kujtojmë që Rama në ditët e para të vitit të ri 2023 i shtroi një darkë një grupi artistësh dhe pensionistësh ku nuk munguan fotot me mikun e tij Leka Bungon që së fundmi është shfaqur duke luajtur kazino.

Nuk është herë e parë që drejtues të lartë të institucioneve përtej kollares serioze që ofron ekrani i vogël i televizionit, në realitet shfaqin veset e tyre të kumarit, bixhozit dhe alkoolit.

Këshilli Drejtues i RTSH-së është organi kryesor vendimmarrës dhe përbëhet nga 10 anëtarë dhe kryetari të cilët zgjidhen nga Kuvendi.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi