“Lehtësira për fermerët dhe blegtorët”/ Lulzim Basha: Taksa e tokës do zerohet! Ja si do të përfitojnë mbështetje financiare vetëm me kartë identiteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi lehtësira për fermerët dhe blegtorët. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit për bujqësinë, Basha u shpreh se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, do të marrin fund burokracitë korruptive.

Kryedemokrati garantoi fermerët se do të përfitojnë mbështetje financiare vetëm më kartë identiteti, që sipas tij do të shpërbejë edhe si NIPT.

“Ne do të zhbëjmë burokracinë korruptive dhe frenuese dhe do t’ju mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre, pa ua zhytur dorën thellë e më thellë në xhep për t’iu marrë edhe qindarkat e fundit. E përsëris zotimin tim, angazhimin që do ta bëjmë realitet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I vetmi dokument me te cilin fermeri do te paraqitet për të përfituar  mbështetje financiarë, do te jete karta e identitetit, numri unik i të cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit”, tha Basha.

Po ashtu, ai garantoi se do të heqë taksën e tokës për fermerët, ndërsa u shpreh se shqiptarët do të blejnë produkte të sigurta.

“Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët që e punojnë tokën e tyre. Unë angazhohem për aksesin e plotë e të lirë  në tregje, çmontim monopleve të tregjeve dhe heqjen e çdo pengese që fermeri të arrijë ta çojë prodhimin në treg. Pa gjoba dhe pengesat e shpikura për t’ju rrjepur qindarkën e fundit. Do të fuqizojmë aksesin në tregjet e huaja, duke ngritur Agjencinë e Promovimit të Eksporteve Shqiptare. Asnjë kilogram prodhim i pashitur, i dëmtuar, apo i hedhur nga fermerët”. mbështetje e fermerëve për promovimin, marketingun, identifikimi i tregjeve dhe kërkesave për eksport, mbështetja për implementimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë, do të  garantojnë tregun për çdo prodhues dhe çdo përpunues vendas.

“Shqiptarët do të blejnë në treg ushqime plotësisht të sigurta”. Motoja jonë do të jetë: “Produkt i kontrolluar dhe i sigurt për konsumatorin, treg i sigurt për çdo shqiptarë”.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024