Megjithëse prej disa muajsh Ledjana Prenga ka konfirmuar se është në lidhje të re, emri i ish-konkurrentes së Përputhen vijon ende të lakohet krah emrit të Mevlanit. Njohja dhe marrëdhënia e dyshes ishte një nga më të komentuarat dhe më të zhurmshmet në Përputhen, por që nuk zgjati shumë.
Mirëpo i lënduar nga kjo histori u duk se doli Mevlani që nuk ngurronte t’i shprehte hapur ndjenjat e tij për Ledjanën.
Madje fansat e tij mendojnë që edhe sot çdo këngë që bën Mevlani e ka dedikim për Ledjanën, por këtë e ka sqaruar vetë i riu nga Kavaja.
“E shoh shpesh në komente. Edhe ne dikur kur shihnim telenovelat dashuroheshim me personazhet. Të njëjtën gjë ka ndodhur me mua… pas ndarjes sonë shumë njerëz akoma mendojnë që çfarë do lloj kënge që unë nxjerrë është për atë, por nuk ka lidhje me atë apo me ndonjë njeri tjetër. Nuk kemi asnjë komunikim me të”, tha Mevlani në një intervistë të fundit.